Pioli: Jemi më të fortë se në sezonin e kaluar, kampionati ende i gjatë

Milan momentalisht është 11 pikë larg nga Napoli kryesues. Skuadra e Piolit synon të shkurtojë diferencat me ekipin e Spalletit, por duhet ta nisë këtë mision në duelin e radhës ndaj Fiorentinës, që do të luhet nesër në mbrëmje.

“Vijmë pas një paraqitje jo bindëse në takimet e fundit, veçanërisht ndaj Cremonese, është e drejtë të kritikohet trajneri, kemi pasur disa probleme, veçanërisht me kontrollin e topit.

Përballë Fiorentinës duhet të fitojmë për të vërtetuar se nuk kemi ndërmend të dorëzohemi dhe se pozicioni aktual në renditje nuk na shkon përshtat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendoj se jemi më të fortë se sezonin e shkuar, duhet të ruajmë përqendrimin, ne jemi besimplotë, kampionati është ende i gjatë dhe do të provojmë të rimarrim kryesimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është e thjeshtë të ruash një nivel të caktuar loje në vazhdimësi, por është e qartë që Leao duhet t’ia dal të jetë më konstantë në fushë”, tha Pioli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?