Pioli rikuperon sulmuesin e njohur në prag të sfidës ndaj Empolit

Milani merr një lajm të mirë në prag të ndeshjes së radhës ndaj Empolit në kampionat. Trajneri Pioli tashmë ka në dispozicion edhe Ante Rebic, i cili qëndroi jashtë fushave për disa javë për shkak të një dëmtimi.

Kroati këtë të enjte pjesërisht stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës së “Djallit”, si dhe stërvitje të diferencuar.

Pas rikthimit të Tonalit dhe Calabrias, në dispozicion të Piolit tashmë është vendosur edhe Rebic, ndërkohë që priten zhvillime pozitive dhe nga dëmtimet e Theo Hernandez dhe Mike Maignan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?