Pique shokon të gjithë, njofton largimin nga futbolli i luajtur

Gerard Pique ka habitur të gjithë duke njoftuar tërheqjen nga futbolli. Mbrojtësi i Barcelonës ka bërë me dije në rrjetet sociale se ndeshja e së shtunës në mbrëmje, ndaj Almeria, do të jetë ndeshja e tij e fundit në Camp Nou.

35-vjeçari ka luajtur gjatë karrierës së tij të suksesshme me Manchester United, Real Zaragoza dhe Barcelona: 428 ndeshje dhe 30 gola.

Me katalanasit ka fituar gjithçka: 8 kampionate spanjolle, 7 Kupa Spanje, 6 Superkupa Spanje, 4 Champions League, 3 Superkupa Europe dhe 3 Botërorë Klubesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?