FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plani i Ançelotit, gati të transferojë një yll dhe të lërë Hysajn në stol

Me largimin e Kristian Maxhios, pas 10 vitesh te Napoli, klubi i të kaltërve po mendon për një tjetër mbrojtës krahu për t’i bërë rivalitet të fortë Hysajt. Sipas “Corriere dello Sport”, përveç Toljan i Borusias së Dortmundit, në orët e fundit është shtuar edhe emri i Kimish nga Bajerni i Mynihut.

Ai është një titulluar i padiskutueshëm te skuadra gjermane, ndërkohë që ka një marrëdhënie të veçantë me trajnerin Ançeloti. Një lajm aspak i mirë për Hysajn që mund të përfundojë në stol.

Në rolin e mbrojtësit qendror pëlqehet Davide Luiz, teksa mund të merret në një marrëveshje për të çuar trajnerin Sarri në Londër. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?