Plas keq në futbollin e femrave/ Lojtarja e njohur e West Ham godet me grusht kundërshtaren (VIDEO)
Skuadra e femrave të West Ham fitoi 2-1 ndaj Aston Villa-s sot në WSL, por ndeshja u shndërrua në kaos pasi ylli i ekipit, Hawa Cissoko goditi me grusht mbrojtësen Sarah Mayling.
Episodi ndodhi në minutën e 91-të kur Mayling dhe Cissoko patën një dyluftim për topin. Ajo reagoi duke goditur me grusht kundërshtaren dhe më pas e goditi edhe dy herë të tjera.
Cissoko-s iu dha një e karton i kuq i drejtpërdrejtë për sjelljen e saj të turpshme. West Ham arriti të merrte një fitore 2-1, por Cissoko pritet të jetë për një kohë të gjatë jashtë fushave.
Hawa Cissoko sent off for West Ham today for this altercation with Aston Villa’s Sarah Mayling 😳🥊pic.twitter.com/330eTIqmAb
— Fanzine WSL (@FanzineWSL) October 15, 2022
KOHA JONË SONDAZH

