Plas keq sherri mes Felipe Melos dhe David Luiz në derbin në Brazil, shmangen grushtet (VIDEO)
Tensioni në derbin e Rio de Janero mes Flamengos dhe Fluminense nuk ka mundur, teksa sfida përfundoi 1-2. Gjatë ndeshjes së kampionatit brazilian, një faull i vendasve nga Marinho është shoqëruar më pas nga sherr masive në fushë.
Protagonist si gjithmonë ishte Felipe Melo, i cili në këto raste është gjithmonë aty për të ndezur gjakrat dhe për t’u përplasur me grushte. Ai ka pasur një diskutim të gjatë me David Luiz, i cili nga ana tjetër ra pre e tij. Arturo Vidal u përpoq që ta mbante ish-mbrojtësin e Chelsea-t më të qetë, por ishte e kotë. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

