Plas te Argjentina, futbollistët kërkojnë përjashtimin e trajnerit Sampaoli

Humbja e rëndë ndaj Kroacisë mund të bindë Federatën e Argjentinës për të larguar menjëherë nga drejtimi i skuadrës trajnerin Jorge Samapaoli, i cili mund të mos jetë në pankinë në ndeshjen ndaj Nigerisë.

Kjo disfatë ka bërë që edhe vetë lojtarët të drejtojnë gushtin nga trajnerin Jorge Sampaoli, pasi loja e ekipit lë shumë për të dëshiruar dhe vetë futbollistët janë të çoroditur në fushë. Në këtë takim ndaj ekipit afrikan në stolin e Argjentinës mund të jetë një trajner tjetër, pasi mediat argjentinase bëjnë me dije se 23 lojtarët kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit Jorge Sampaoli. Në vendin e tij në ndeshjen ndaj Nigerisë mund të jetë Jorge Burruchaga, kampion bote në vitin 1986.

Por ekziston edhe një tjetër problem i madh, pasi nëse Argjentina shkarkon Sampaolin, do të jetë e detyruar për t’i paguar 20 milionë dollarë, pasi ai ka një kontratë deri në vitin 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?