Po bën xhiron e botës, goditja e Valverde përfundon në ballkonin e një apartamenti (VIDEO)

Federico Valverde u dhuroi tifozëve një top të ndeshjes falas kur një gjuajtje e tij përfundoi në një ballkon me pamje nga fusha e Rayo Vallecano-s.

Mesfushori ka shënuar disa gola spektakolarë këtë sezon dhe u përpoq të realizojë një tjetër fantastik në Estadio de Vallecas të hënën në mbrëmje.

Pas një goditje nga këndi, topi përfundoi te këmbët e Valverde-s, i cili do të godiste shumkë keq, pasi sfera në fakt nuk shkoi sipas pritshmërive të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe duke qenë se pas portës ka vetëm një bllok pallatesh dhe jo një tribunë, topi përfundoi në ballkonin e tifozëve, duke shkaktuar brohoritje dhe të qeshura të mëdha nga tifozët vendas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skuadra e Ancelottit mbrëmjen e djeshme pësoi humbjen e parë sezonale në La Liga, teksa rasti i Valverdes ishte si për ti vënë “vulën” mbrëmjes negative.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?