Po bën xhiron e botës, zbulohet mesazhi i Simeones: Argjentina është rrëmujë!

Në Argjentinë ka pasur kaos pas humbjes 0-3 kundër Kroacisë në Kupën e Botës në Rusi 2018. Të gjithë kanë fajësuar Messin, trajnerin Sampaoli, por për t’i vënë benzinë zjarrit ka menduar Cholo Simeone. Në internet së fundmi po qarkullon një audio e trajnerit të Atletico Madrid duke folur për Argjentinën.

“Kjo që po ndodh me kombëtaren është rezultati i punës së keqe që është bërë në katër vitet e fundit. Ka anarki, mungojnë lider nga ana e federatës dhe nga ana e atyre që drejtojnë skuadrën. Ekipi ka humbur rrugën: duhej të kishte luajtur kundër Islandës, që është një skuadër më e dobët, me lojtarët që kanë luajtur kundër Kroacisë. Dhe në të kundërt, duhej të kishte luajtur kundër Kroacisë, ashtu siç ka luajtur kundër Islandës. Skuadra është keq, shumë keq. Por besoj se Argjentina do të kualifikohet.

Do të kalojë, sepse Nigeria do të mundë Islandën dhe Argjentina do të ketë mundësinë të kualifikohet duke mundur Nigerinë, gjithmonë nëse Islanda nuk do të fitojë kundër Kroacisë. Gjithsesi, nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E gjitha kjo na shërben për të kuptuar se Messi është shumë i mirë, por është e qartë sepse është i rrethuar me lojtarë të jashtëzakonshëm. Të bëj një pyetje: ‘Kë do të zgjidhje mes Ronaldo-s dhe Messi-t?’”. Përgjigja mbetet pezull, të lë ë kuptosh që favorizon Ronaldon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?