FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Portieri shënon gol, Shpresat barazojnë me Bjellorusinë

Tre ditë pas triumfit 3-2 të Shqipërisë U-21 ndaj Bjellorusisë, të dy skuadrat u ndeshën sërish pasditen e sotme në “Elbasan Arena”. Këtë herë kuqezinjtë nuk e patën aspak të lehtë, pasi e panë veten në disavantazh që në fillim të lojës.

Gjithsesi kuqezinjtë e Alban Bushit arritën të marrin një barazim 1-1, falë një goli të shënuar nga portieri Gentian Selmani, në minutën e tretë shtesë të takimit.

Portieri i Laçit iu bashkua shokëve të skuadrës në zonë, gjatë ekzekutimit të një këndoreje, ndërsa përfitoi nga rrëmuja dhe shtyu topin në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlen të përmendet se kuqezinjtë ishin më aktivë dhe më kërkues gjatë gjithë takimit, por nuk arritën të tregohen konkretë para portës bjelloruse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?