Precedentët me Italinë/ Asnjëherë nuk kemi shënuar dhe nuk kemi fituar

Sonte në mbrëmje do të luajmë një përballje historike ndaj Italisë, e them historike për vetë faktin se sa të lidhur jemi me kombëtaren “axurre”.

Italia ka përfaqësuar gjithnjë “Goliathin” në raport me Shqipërinë, por kuqezinjtë nuk kanë bërë dot asnjëherë “Davidin”.

Sfida e parë historike, ishte një miqësore, si ajo sonte. Në 18 nëntor 2014 në Genoa italianët e Antonio Conte u imponuan 1-0 me golin e Okaka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre vjet më vonë, kombëtaret u shortuan në të njëjtin grup për eleminatoret e Botërorit 2018. 2-0 në Palermo për të besuarit e Venturës ndaj kuqezinjve të Panucci dhe 0-1 në kthim.

Swiss Digital Mobile Reklama

18 Nëntor 2014 Itali-Shqipëri  1-0 Miqësore

24 Mars 2017 Itali-Shqipëri 2-0 Kualifikueset Kupa e Botës

09 Tetor 2017 Shqipëri-Itali 0-1 Kualifikueset Kupa e Botës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?