Premier League/ Arsenali dhe Chelsea fitojnë, United ndalet ndaj Newcastle (VIDEO)
Chelsea ka fituar në transfertë ndaj Aston Villla, ndërsa protagonist i kësaj sfide ishte Mount. Mount ishte protagonist absolut me dy gola në minutën e 6-të dhe 65-të duke u dhuruar “bluve” të Londrës fitoren.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja u aktivizua në minutën e 89-të në vend të Sterling dhe së bashku me kohën shtesë luajti vetëm 7 minuta.
Arsenali ndërkohë vijon ecurinë e fitoreve, duke blinduar vendin e parë. Topcinjtë fituan me shumë vështirësi 1-0 në transfertën ndaj Leeds. Ndeshja pati vonesa nga energjia elektrike, ndërkohë që Saka do të realizonte në minutën e 35-të golin e vetëm. Arsenali mbetet në krye me 27 pikë,
Manchester United-Newcastle ndanë pikët në sfidën që u mbyll pa gola. Ky takim ishte shumë i luftuar nga të dyja anët, por në fund ndeshja u mbyll pa fitues. Pas javës së 11-të Manchester United renditet në vend të 5-të me 16 pikë, teksa Newcastle qëndron në vend të 6-të me 15 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

