Premier League/ City fiton me poker, Chelsea me Brojën nuk gabon (VIDEO)

Manchester City merr një tjetër fitore të thjeshtë 4-0 në shtëpi ndaj Southampton në Etihad Stadium. Në minutën e 20-të, Joao Cancelo dribloi bukur mbrojtësin kundërshtarë me pas nga një pozicion diagonal do të realizonte. 12 minuta më pas, Phil Foden dyfishoi shifrat pas një asisti të të zakonshmit Kevin De Bruyne.

Në fillimin e pjesës së dytë, Mahrez realizoi edhe golin e tretë. Por, ndeshja nuk mund të përfundonte pa golin e Erling Haaland. Norvegjezi nuk zhgënjeu pasi realizoi në minutën e 65-të pas asistit të Cancelo teksa sulmuesi regjistroi golin numër 15 në këtë sezon të Premier League. City mbetet në vendin e parë të renditjes me 23 pikë pas nëntë javëve të luajtura.

Chelsea vijon serinë e rezultateve pozitive duke fituar pastër 3-0 ndaj Wolverhampton. Blutë e Londrës shënuan nga një gol për pjesë teksa fillimisht ishte Kai Havertz që realizoi në limitin e pjesës së parë, ndërsa në të dytën goli i Mount i dha siguri ekipit londinez. Në fundin e ndeshjes, Armando Broja që realizoi mjaft bukur. Chelsea renditet në vendin e katërt me 16 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?