Presidenti i ekipit të Seria A pëson aksident të rëndë me biçikletë

Presidenti Spezias në Serinë A, Philip Platek, ka pësuar një aksident të rëndë teksa ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Sipas asaj që raporton “Il Secolo XIX”, aksidenti ka ndodhur ditët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Philip Platek ndodhej në Nju Xhersi kur për arsye ende të paqarta humbi kontrollin e biçikletës.

Ai u transportua në spital ku nga analizat që iu nënshtrua rezultoi se ka thyer klavikulën dhe ka pësuar dëmtime në tru. Ai nuk do të mund ta ndjekë skuadrën e tij kundër Milanit dhe Udineses.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?