Prezantuesja italiane bën gafën e madhe në “Bernabeo”, fajin e ka i dashuri i saj
Diletta Leotta, prezantuesja dhe gazetarja bukuroshe sportive italiane, nuk humbet asnjë rast për të bërë “selfie” dhe më pas t’i publikojë në profilet e saj sociale, por këtë herë ka shënuar autogol të bujshëm.
E dashura e Loris Karius, portierit gjerman që u bë i famshëm për keq me gafat në finalen e Champions League 2018 në Kiev, ndaj Real Madridit, ishte në kryeqytetin spanjoll për të raportuar mbi rinovimin e stadiumit “Santiago Bernabeu”.
Me këtë rast, ajo nuk e ka humbur mundësinë të vizitojë muzeun e klubit më të titulluar në botë. Partnerja e Karius, mes një “selfie” dhe një seti fotografik, nuk e kuptoi se kishte bërë një gafë që bëri xhiron e rrjeteve sociale.
Mes kupave të panumërta të ekspozuara në dhomën e trofeve, Diletta ka pozuar para Champions League. Ndjekësit e saj nuk kanë humbur rastin t’i kujtojnë asaj se një nga ato kupa ishte dhuratë e për madrilenët nga i dashuri i saj, i cili më 2018 luajti një finale katastrofike me Liverpoolin duke bërë gafa qesharake.

KOHA JONË SONDAZH

