PSG bën gati shifrën “e çmendur”, 150 milionë euro për Leao-n
Rafael Leao është një nga futbollistët më të spikatur te skuadra e Milanit në sezonet e fundit. Sulmuesi francez është në listën e dëshirave të shumë klubeve të mëdha europiane, duke filluar nga Chelsea dhe PSG.
Mediat franceze raportojnë se parisienët kanë kthyer sytë nga ylli i Milanit, me shpresën që mund të bindë jo vetëm lojtarin, por edhe drejtuesit e djallit për një marrëveshje të pranueshme.
Në Francë janë të bindur që PSG është gati edhe për planin më drastik. Të paguajë menjëherë klauzolën prej 150 milionë eurosh për portugezin e Milanit. Një shifër e frikshme që do të ishte e mirëpritur edhe nga skuadra italiane.
KOHA JONË SONDAZH

