PSG fiton me lehtësi ndaj Ajaccio, Messi dhe Mbappe dhurojnë spektakël (VIDEO)
Sporti E Premte, 21 Tetor 2022 23:05
Paris Saint Germain ka arritur një fitore të thjeshtë 3-0 në transfertën ndaj Ajaccio, duke marrë triumfin e 10-të në 12 ndeshje kampionat.
Pa Neymarin ishte dyshja Messi-Mbappe ajo që vulosi fatin e takimit, me argjentinasin që shënoi një gol dhe asistoi dy të tjerë ndërkohë që francezi shënoi dy dhe asistoi një.
Një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në minutat e fundit të sfidës e bënë që PSG-ja të ruajë ende pathyeshmërinë këtë sezon.
KOHA JONË SONDAZH

