PSG fiton me vuajtje pa Messin në transfertën ndaj Lorient (VIDEO)
PSG koleksionoi fitoren e katërt radhazi në Ligue 1, teksa kryeqytetasit mposhtën në transfertë me rezultatin 1-2, skuadrën e Lorient. Ishte një fitore e vuajtur për të besuarit e trajnerit Christophe Galtier, edhe pse ishin ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Neymar në minutën e nëntë.
Gjithsesi, vendasit do të barazonin në minutën e 53-të të pjesës së dytë me anë të Moffi. PSG u duk sikur nuk kishte forcën e duhur për të shënuar sërish, por Danilo shfrytëzoi një harkim të Neymar dhe riktheu skuadrën në avantazh.
Një avantazh të cilin parizienët e mbrojtën deri në fund dhe pas këtij triumfi, mbeten të parët me 38 pikë, pesë më shumë se ndjekësit më të afërt, Lens.
KOHA JONË SONDAZH

