FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG i rikthehet “fiksimit të vjetër”, 45 milionë euro në sezon për Ronaldon

PSG nuk kërkon të humbasë kohë, kur bëhet fjalë për yje. Klubi francez së fundmi ka rikthyer interesimin për Kristiano Ronaldon. Mungesa në prezantimin e fanellave për sezonin e ri, ka shtuar edhe zërat se portugezi do të largohet përfundimisht këtë sezon.

Në fakt mediat spanjolle flasin për një ofertë faraonike nga ana e PSG në drejtim të pesë herë fituesit të Topit të Artë. Sheiku i klubit parisien Naser Al-Khelaifi kërkon të formojë një treshe ëndrrash  në repartin e avancuar me Nejmar-Mbape dhe Ronaldo, e për të bërë të mundur një gjë të tillë, për portugezin janë të gatshëm t’i ofrojnë një pagë që kap shumën e 45 milionë eurove.

Por situata nuk duket edhe aq e favorshme, pasi ekzistojnë dy pengesa që ndoshta mund të mos e bëjnë të mundur realizimin e këtij operacioni. E para është klauzola prej 1 miliard euro e Ronaldos, ndërkohë që PSG nuk ndërmend të paguajë më shumë se 150 milionë euro për sulmuesin, nga ana tjetër është edhe çështja e fair-play financiar ku UEFA është duke hetuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?