PSG shpëton nga një autogol, Cavani bën gafën e vitit (VIDEO)
PSG nuk do të festojë titullin edhe këtë fundjavë. Skuadra e Unai Emeri ka barazuar 1-1 në transfertë ndaj St.Etienne, në një ndeshje ku luajti me dhjetë futbollistë për 50 minuta.
Vendasit kaluan në avantazh pas 15 minutasg me golin e shënuar nga Remy Cabella me portën e boshatisur. Në minutën e 31-të, Cabella pati rastin më të mirë për të dyfishuar rezultatin, por humbi një 11-metërsh. Katër minuta para fundit të pjesës së parë, PSG mbeti me dhjetë futbollistë, pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Kimpembe.
Në pjesën e dytë, miqtë e patën rastin më të mirë me Edinson Cavani në minutën e 75-të, por golashënuesi më i mirë i Ligue 1 bëri gafën e vitit duke humbur një mundësi me portën e boshatisur. Në minutën e 91-të, PSG gjeti golin e barazimit pasi Debuchy çoi topin në portën e tij.
KOHA JONË SONDAZH

