Rabiot është kthyer në lider te Juvja, klubi bardhezi ka gati ofertën për rinovim

Adrien Rabiot është kthyer në lider te Juventusi këtë sezon. Skuadra bardhezi tani po mendon për të ardhmen e francezit, pasi i përfundon kontrata në fundin e sezonit.

Pas shumë negociatash mes klubit dhe mesfushorit që nuk u realizuan me sukses, bardhezinjtë po mendojnë të bëjnë një sulm përfundimtar. Sipas prestigjiozesh italiane “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi ka gati një ofertë të re për të rinovuar me Rabiot.

Bëhet fjalë për një shumë prej 10 milionë euro, e cila ishte e kënaqshme për francezin pak muaj më parë. Në fund të prillit, pritet një takim mes drejtuesve të Juventusit dhe në këtë takim mund të jetë vendimtar dhe tekniku Allegri, i cili ka marrëdhënie të mira me Rabiot.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?