Ragnick komenton krizën e Bayernit: Nagelsmann ka presion, por do të fitojë trofe
Bayern Munich në katër ndeshje radhazi nuk ka siguruar asnjë fitore, por vetëm 3 barazime dhe humbjen ndaj Augsburg, situatë e cila nuk kishte ndodhur te kampionët në fuqi të Gjermanisë që nga sezoni 2001-2002, pra rreth 21 vite më parë.
Ralf Rangnick, trajneri aktual i Austrisë, foli për “Sport Bild” për problemet e Bayern Munich, duke thënë se është i bindur se Julian Nagelsmann do të jetë në gjendje ta ringrejë skuadrën.
“Ai e tregoi vitin e kaluar dhe në fillim të sezonit aktual se ai mund ta drejtojë ekipin dhe të bëjë një lojë të mirë. Pas largimit të Lewandowskit duhet pak kohë. Ata krijuan kaq shumë raste për të fituar të katrat ndeshjet e tyre të fundit. Julian është një person që punon me shumë përpikëri dhe i kushton shumë vëmendje detajeve.
Ai do ta bëjë edhe më shumë këtë gjë tani. Është një situatë krejtësisht e re për të, ai ka presion në Mynih. Si trajner, duhet të përpiqesh të zhvillosh një lidhje personale me secilin lojtar. Jam i sigurt se ai do të jetë në gjendje të fitojë dy trofetë kombëtarë dhe të synojë për Champions Leaguen”, u shpreh Ragnick.
KOHA JONË SONDAZH

