FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ramos: Maradona vite-dritë larg Messit, edhe vetë ai e di

Njëri është legjendë, ndërkohë që tjetri është një futbollist i madh. Që të dy kanë një tipar të përbashkët, që të thonë gjëra pa filtra, duke shkaktuar nganjëherë polemika të pafundme. Ky është rasti i Maradonës dhe Sergio Ramosit.

E gjitha filloi me një shaka nga “Pibe de Oro”, i cili komentoi cilësitë e mbrojtësit të Real Madridit:”Ai është i mirë, por ai nuk është kampion. Nëse flasim për kampion, mendoj për Godin, një lojtar që di si të mbrojë, të vendosë dhe të shënojë gola. Ramos nuk di t’i bëjë këto gjëra”, u shpreh Maradona.

Ramos ka reaguar pa diplomaci, duke i hedhur “ujë zjarrit”: “Unë e respektoj Maradonën, sepse është një njeri i madh. Mendoj se është pak “i krisur”, por unë po ju them se cili është futbollisti argjentinas më i mirë. Edhe vetë Maradona e di se është vite-dritë larg nga numri një, Messi”, u shpreh Sergio Ramos. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?