Ramos mesazh për Zidane: Ike në majën më të lartë, edhe si trajner

Gjithë bota e futbollit po reagon për largimin e Zidane nga drejtimi i Realit. Këtë here është Serxho Ramos që me një postim në Instagram ka përshëndetur, tashmë ish-trajnerin e tij.

“Si lojtar, e tani si trajner vendose të largohesh kur je në majën më të lartë. Faleminderit për dy vjet e gjysmë të futbollit, punës, dashurisë dhe miqësisë. Ju largoheni, por trashëgimia juaj tashmë është e pashlyeshme. Një nga kapitujt më të suksesshëm në historinë e Real Madrid”, shkruan Serxhio Ramos.

Ende nuk dihet destinacioni i ardhshëm i strategut francez, teksa ai mund të qëndrojë edhe për një kohë të gjatë pushim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?