FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ramos: Mungon vetëm që Firmino të thotë se ishte me grip pasi i ra një pikë nga djersa ime…

Serxhio Ramos është kritikuar shumë pas finales së Ligës së Kampioënve për një faull që solli dëmtimin e Mohamed Salah, por edhe për një shtyrje të Kerius, që ka ngjallur shumë polemika. Nga grumbullimi i Spanjës, mbrojtësi i Real Madrid nuk ka vonuar të kundërpërgjigjet, duke bërë edhe pak humor.

”Nuk dëshiroja të flisja rreth kësaj teme. Salah më kapi i pari nga krahu dhe unë e rrëzohem në krahun tjetër, e më pas ai u rrëzua dhe dëmtoi krahun tjetër, ndërsa tani thonë që bëra një kapje xhudoje. Më pas portieri thotë që pësoi tronditje për një përplasje me mua. Tani mungon vetëm që Firmino të thotë se ishte me grip pasi i ra një pikë nga djersa ime…”, u shpreh mbrojtësi spanjoll.

Më tej ai foli edhe për bisedën që ka pasur me Salah, dhe faktin se i ka kërkuar falje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam folur me Salah nëpërmjet SMS-ve dhe ishte mirë. Nëse do të kishte bërë injeksion, do të kishte mundur të luante pjesën e dytë, edhe unë i kam bërë më parë. Nuk ishte ndonjë gjë e madhe, por kur i bën Ramos këto gjëra, janë ndryshe nga të tjerët. Ndoshta kur ke kaq shumë vite në Madrid e fiton kaq shumë, njerëzit të shohin ndryshe”, deklaroi mbrojtësi i Real Madrid.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?