FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rastësia e frikshme/ Nëse Liverpuli fiton Championsin, Papa… rrezikon jetën

Liverpuli dhe Reali i Madridit do të përballen mbrëmjen e sotme në Kiev të Ukrainës, ku do të diskutojnë trofeun e Ligës së Kampionëve. Orët e fundit në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë disa rastësi të çuditshme, të cilat me siguri që do të bëjnë Papa Franceskun të lutet për triumfin e Realit të Madridit sonte.

Kjo pasi Liverpuli ka fituar Championsin 5 herë deri tani, në tre prej të cilave ka rastësi të frikshme. Kështu në vitin 1978, “The reis” kanë fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa në të njëjtin vit është martuar Princi i Kentit, Michael, si dhe është ndarë nga jeta Papa Joao Paulo.

Edhe në vitin 2005, ku Liverpuli fitoi atë finale të çmendur kundër Milanit, pati një dasmë mbretërore, pasi u martua Princi i Uellsit, Çarles, ndërsa rreth dy muaj para finales, më 2 Prill 2005 kishte humbur jetën Papa gjon Pali II.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani jemi në vitin 2018 dhe kemi pasur dasmën mbretërore të Princit Harri me Megan Markle. Nëse fiton sonte Liverpuli, atëherë Papa Françesko do të fillojë të trembet nga këto koincidenca.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?