Reagoi ashpër ndaj gjyqtarëve, UEFA dënon Pep Guardiolën në Champions
Pep Guardiola nuk i ka shpëtuar dënimit të Komitetit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës. Trajneri Mançester Sitit është pezulluar me dy ndeshje për polemikat e gjyqtarin dhe dëbimin e tij me të kuqe, në ndeshjen e fundit të në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpulit.
Në çerekfinalen e kthimit të luajtur në “Etihad Stadium”, strategu spanjoll reagoi mjaft ashpër pas anulimit të një goli në pozicion jashtë loje.
Ndeshja përfundoi me fitoren e Liverpulit në shifrat 2-1, ndërkohë që Guardiola do të nis edicionin e ri në Champions duke i ndjekur dy ndeshjet e para nga tribuna.
KOHA JONË SONDAZH

