Real Madrid fiton me vështirësi ndaj Cadiz dhe shkon -2 nga Barcelona (VIDEO)

Reali i Madridit ka arritur që të marrë një fitore 2-1 në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të në La Liga, duke ngushtuar në 2 pikë diferencën me Barcelonën kryesuese.

“Los Blancos” kaluan në epërsi të dyfishtë falë golit të Danilos në pjesën e parë dhe të Toni Kroosit në pjesën e dytë, por rrezikuan disi në fund kur Cadizi barazoi me Perezin 8 minuta para fundit të kohës së rregullt, pas një pasigurie të Courtois.

Reali me këtë fitore ngjitet në kuotën e 35 pikëve, dy më pak se Barcelona kryesuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?