Real Madrid gati të largojë Hazard, synon ta zëvendësojë me yllin e Napolit

Mediat spanjolle raportojnë se Eden Hazard mund të largohet nga Real Madridi në merkaton e dimrit për të nisur një aventurë të re në Premier League, atje ku e pret “krahëhapur” ekipi i Newcastle.

Real Madridi po planifikon të heqë qafe Hazardin sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të krijojë hapësirë për një futbollistë që po spikat shumë këtë sezon.

Bëhet fjalë për Khvicha Kvaratskhelia, i cili aktualisht po shkëlqen te Napoli. Futbollisti gjeorgjian i ka mahnitur të gjithë që në sezonin e tij të parë te skuadra napolitane dhe tashmë do të jetë një mision i vështirë që De Laurenttis ta mbajë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?