Real Madrid nuk heq dorë nga Asensio, i ofron kontratë 3-vjeçare

Real Madrid nuk ka ndërmend të heq dorë nga Marco Asensio. Mesfushori ofensiv është në vitin e fundit të kontratës me skuadrën madrilene dhe prej muajsh përflitet për një largim të mundshëm.

Gjithsesi klubet si Arsenal, Liverpool apo Tottenham mund të befasohen nga Los Blancos. Klubi mbretëror në javët në vijim pritet t’i ofrojë futbollistit një kontratë të re 3-vjeçare.

Me shumë mundësi Asensio mund të pranojë propozimin, por ndoshta do të kërkojë më shumë minuta, pasi me Ancelottin, i ka pasur me pikatore. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?