Real Madrid përgatit inaugurimin e “Bernabeu”-t të ri më 23 dhjetor, spektakël në stilin Superbowl
Një shfaqje e ngjashme me atë të Superbowl: kështu e përshkruan Chiringuito shfaqjen që Real Madrid po organizon për inaugurimin e “Santiago Bernabeut” të ri më 23 dhjetor.
Punimet e rinovimit të objektit historik në kryeqytetin spanjoll nisën në vitin 2019 dhe detyruan “Los Blancos” që të luante disa ndeshje zyrtare në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, brenda qendrës sportive.
“Bernabeu i ri”, si dhe zonat e rinovuara plotësisht për spektatorë, do të kenë një çati të lëvizshme dhe një ekran të madh LED që do të shtrihet në të gjithë gjatësinë e tribunave. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

