Reali fiton ndaj Getafes, vendos një gol në start nga Militao (VIDEO)
Real Madrid vijon serinë e rezultateve pozitive, duke marrë një fitore minimale në mini-derbin ndaj Getafes 1-0. Skuadra e Ancelotti do ta zgjidhte ndeshjen shumë shpejt.
Në minutën e 3-të, Eder Militao do të shënonte një super gol me një goditje fantastike me kokë pas një goditje nga këndi. Vinicius dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë, por ishte në pozicion të parrugut.
Real Madrid administroi rezultatin deri në fund duke marrë 3 pike që e ngjisin në vendin e parë me 22 pikë, teksa javën e ardhshme do të ketë El Clasicon ndaj Barcelonës. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

