Reali ndalet për herë të dytë këtë sezon ndaj Girona-s (VIDEO)

Real Madrid nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Gironas, në duelin e vlefshëm për javën e 12-të.

Skuadra e Ancelottit ia doli të zhbllokonte ndeshjen në minutën e 70-të me Vinicius Junior, pas një aksioni model të vendësve.

Në minutën e 79-të kryesori akordoi 11-metërsh për Gironan për prekje të topit me dorë të Asensios, pasi i pa pamjet në sistemin VAR. Nga pika e bardhë Stuani do të tregohej i saktë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 89-të, Reali mundi të shënonte golin e dytë me Rodrygon, por arbitrie anuloi për ndërhyrje të gabuar ndaj portierit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në shtesë Toni Kross u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin për pak minuta me një futbollist më pak. Ky është barazimi i dytë sezonal për Realin, që i ka gjitha sfidat e tjera fitore dhe kryeson me 32 pikë, një më shumë se Barcelona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?