FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali pas Championsit të 13-të, bën gati revolucionin

Reali i Madridit fitoi mbrëmë për herë të 13-të Champions League, por gjatë kësaj vere do të ketë një revolucion. Fjalët e Ronaldos dhe Bejl, nga Kievi, që paralajmëruan largimin nga “Santiago Bernabeu”, por edhe deklarata të mëhershme, flasin qartë për përgatitjen e ndryshimeve thelbësore në merkato.

Grupi i Realit kampion, luajnë bashkë prej vitesh dhe Florentino Perez kërkon të rinovojë skuadrën dhe të sjellë elementë të rinj, të talentuar dhe me uri për të fituar sërish në Europë dhe Spanjë. Kështu BBC-ja e famshme, janë duke bërë gati valixhet, për t’u larguar nga Reali këtë verë, ndërsa ndryshime parashikohen edhe në portë e në mbrojtje.

Sa i përket sulmit, Nejmar mbetet ëndrra më e madhe e Perez, ndërsa Hazard dhe një mes Kejn dhe Ikardit, pritet të plotësojnë treshen. Nuk duhet lënë pas as Pulo Dibala, i cili kërkohet nga presidenti Perez. Në portë synimi i vetëm është rikthimi në Spanjë i David de Geas, për të cilin Junajtid kërkon rreth 80 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?