Reja komenton shortin: Janë ekipe që i njohim, do garojmë për vendin e dytë me Çekinë

Pas hedhjes së shortit të fazës eliminatore të Euro 2024 ka dhënë një koment edhe trajneri i përfaqësueses kuqezi Edoardo Reja, i cili u shpreh se kundërshtarët janë të vështirë dhe se kemi shanse për t’u kualifikuar, pasi shorti na shmangu përballjen me emra të mëdhenj të Europës.

“Janë skuadra që i njohim, janë skuadra të vështira, por mund të përballemi me ta. Kemi mundësi të mira me të gjitha këto skuadra nëse do të jemi në gjendje të mirë dhe nuk do të kemi mungesa si kohët e fundit. Polonia është e fortë, kjo dihet, por do të garojmë me Çekinë për vendin e dytë.

Duhet të jemi të kënaqur me këtë grup, pasi kemi evituar emra të mëdhenj. Edhe Çekinë e njohim, pasi jemi përballur me ta në miqësore vitin e kaluar. Por, ne do të hasim vështirësi nëse do të luajmë si vitin e kaluar. Duhet të shmangim gabimet në ndeshjet e fundit”, tha Reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund një koment edhe për të ardhmen e tij në stolin kuqezi: “Presidentin këtu e keni. Në fillim të përfundojë kontrata që kam, më pas do të ulemi të bisedojmë me Presidentin Duka. Për momentin duhet të punojmë, të mbyllim kontratën që kemi dhe më pas do të ulemi të flasim për të ardhmen”, deklaroi Reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?