Reja lë jashtë formacionit ndaj Islandës Hysajn dhe Brojën

Sonte në mbrëmje Shqipëria do të luajë sfidën e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Islandës. Kjo mund t jetë dhe sfida e fundit në krye të kuqezinjve e trajnerit Edy Reja, të cilit i përfundon dhe kontrata. Strategu italian pritet pritet të lërë jashtë dy emra të rëndësishëm.

Mbrojtësi shkodran gaboi rëndë në golin e parë në sfidën e fundit ndaj Izraelit ndaj dhe pritet të lihet pushim. Vendin e tij nga e majta do ta marrë Lenjani, ndërkohë që në të djathtë do të konfirmohet Balliu.

Skema do të jetë e njëjta, 3-5-2, Me Strakoshën që pritet të konfirmohet në portë, ndërkohë që Gjasula do të luajë sërish në mbrojtje me Ismajlin dhe Veselin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesfushë Ramadani e Asllani pritet ta nisin nga minuta e parë, me talentin e Interit që është në balotazh me Abrashin. Nedim Bajrami do të jetë paksa më i avancuar në rolin e organizatorit, pas Cikalleshit dhe Uzunit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Armando Broja do të jetë një alternativë deri në fund, teksa trajneri Reja nuk ka mbetur aspak i kënaqur nga veprimet individuale në sfidën e fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?