Rekordi i Zidane me Realin, 9 trofe në dy vite e gjysmë
Me 9 tituj nga 13 të mundshëm, ai është trajner i dytë me më shumë tituj në historinë e Real Madridit, duke u kalua vetëm nga legjendari Miguel Munoz. Dy vite e gjysmë pas mbërritjes së tij te Real Madridit të paktët ishin ata që do të parashikonin se Zidane do të kishte një sukses të tillë. Strategu francez u ka treguar kritikëve se kanë gabuar kur kanë gabuar në gjykimet për aftësitë e tij për të lexuar.
Zidane po largohet nga Reali me një rekord për t’u pasur zili, dhe me siguri që do të hyjë në historinë e madrilenëve. Më mirë se ai siç e thamë edhe më lart ka bërë vetëm Miguel Muñoz (14 trofe). Francezi ndërkohë ka edhe një rekord fantastik, pasi ka fituar tre Champions League radhazi, duke kaluar Bob Paislein dhe Karlo Anëelotin.
Titujt e Zidane si trajner i Real Madridit
La Liga – viti 2017
3 Champions – vitet 2016, 2017, 2018
2 Superkupa Europe – vitet 2017, 2018
2 Botërorë për Klubet – vitet 2017, 2018
1 Superkupë e Spanjës – sezoni 2016-2017
KOHA JONË SONDAZH

