Rekordi negativ i Benzema në finalet e Champions League

Karim Benzema është një legjendë e Ligës së Kampionëve. Ai është aktualisht golashënuesi i pestë më i mirë në historinë e këtij kompeticioni me 55 gola. Në vendin e katërt vetëm me një gol më shumë është ish-shoku i tij, Rud Van Nisteroi, që regjistron 56 gola, ndërkohë që Raul qëndron disi më larg me 71 gola.

Ai bëri debutimin e tij në garën më të rëndësishme kontinentale me një gol kundër Rosenborg në 2005, dhe që atëherë ai nuk ka ndaluar që të shënojë në asnjë sezon. Sezoni i tij më i mirë është ai 2011/12, me shtatë gola, teksa ka shënuar 43 nga 55 golat në total me fanellën e Real Madridit.

Janë të dhëna spektakolare. Megjithatë, francezi nuk kanë të njëjtin sukses në finalet e këtij kompeticioni. Deri më tani ai ka luajtur në tre nga minuta e parë, e Kievit do të jetë e katërta dhe asnjëherë nuk ka gjetur rrugën e rrjetës. Ai është sulmuesi i vetëm në historinë e Ligës së Kampionëve që nuk ka shënuar që kur është krijuar ky format i ri në vitin 1992.

Swiss Digital Desktop Reklama

9 sulmues kanë shënuar në tre ose më shumë finale. Në krye të listës është Ronaldo me pesë finale dhe katër gola. Portugezi pasohet nga Mesi (dy gola) dhe Morientes (një gol) me katër finale. Me tre finale ka deri në gjashtë sulmues: Masaro (2 gola), Raul (2), Inzagi (2), Eto’o (2), Runi (1) dhe Benzema pa gjetur asnjëherë rrejtën. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?