Renditja e FIFA-s/ Shqipëria humbet dy pozicione, Argjentina në “majën e Botës”

Humbja me Poloninë i ka kushtuar Shqipërisë zbritjen e dy pozicioneve në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Kombëtarja kuqezi renditet në vendin e 68-të, dy më poshtë se muaji i kaluar.

Skuadra e drejtuar nga braziliani Sylvinho, nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv në Varshavë, edhe pse zhvilloi një takim pozitiv.

Sa i takon Kosovës, dardanët nuk kanë ndryshuar pozicion, duke u renditur edhe këtë muaj në vendin numër 107.

Swiss Digital Desktop Reklama

Argjentina është rikthyer sërish në majën e futbollit botëror. Fitoret e fundit miqësore kundër Panamasë (2-0) dhe Curaçao (7-0) ndihmuan kampionët e botës të rrëzonin nga froni Brazilin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?