Renditja e Superiores pas javës së 27-të/ Tirana dhe Partizani kryesojnë
Dueli mes Tiranës dhe Erzenit mbylli siparin e javës së 27-të të Superiores. Pas kësaj jave vijon rivaliteti në krye mes Partizanit dhe Tiranës, që ndajnë vendin e parë me kuotë të barabartë pikësh.
Në pozita komode edhe Egnatia, që pas fitores 0-3 ndaj Kukësit, duket se ka “blinduar” vendin e tretë, duke lënë pas Vllazninë dhe Erzenin.
Nuk dorëzohet as Kastrioti, që ditën e sotme, mposhti Laçin me rezultatin 2-1, duke rindezur shpresat për mbijetesë.


KOHA JONË SONDAZH

