Reus është i pafat, humbet sërish Kupën e Botës për shkak dëmtimi

Gjermania humbet një kampion në prag të fillimit të Kupës së Botës, Katar 2022. Kapiteni i Borussia Dortmund, Marco Reus do të mungojë në Botërorin e Katarit për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Mesfushori vuan nga një dëmtim në këmbë dhe është i detyruar të mos jetë pjesë e skuadrës gjermane në Katar 2022.

Reus kujtojmë që mungoi edhe në Botërorin e vitit 2014, po për shkak të një dëmtimi. Tekniku Flick pritet që të publikojë gjatë ditës së sotme listën me 26 emrat e lojtarëve që do të shkojnë në Kupën e Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?