Rezultatet në Europa League dhe Conference League/ Fiton Arsenali, ndalet Roma
Ndeshjet e orës 18:45 në Europa League dhe Conference League kanë dhuruar jo pak emocione. Arsenal mori një fitore minimale me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Bodo/Glimt. Autori i golit për vendasit ishte Bukayo Saka.
Roma nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Betis. Spanjollët shënuan të parët me anë të Canales në pjesën e parë, por skuadra e Jose Mourinho barazuan në të dytën me Belottin.
Ndërkohë, në Conference League Fiorentina mori një fitore të thjeshtë 5-1 ndaj Hearts. Ekipi italian ishte i papërmbajtshëm duke shënuar tre gola në pjesën e parë, ndërkohë që në pjesën e dytë vulosën fitoren.
KOHA JONË SONDAZH

