FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Riberi braktis Bajernin në fund të sezonit, ja destinacioni i ri

Frenk Riberi me shumë mundësi është duke zhvilluar sezonin e fundit me Bajernin e Mynihut. Drejtuesit e klubit gjerman nuk kanë ndërmend t’i rinovojnë kontratën 35-vjeçarit, që i skadon në verën e këtij viti.

Gjithsesi duket se francezi e ka pranuar këtë fakt dhe ka gjetur klubin e ardhshëm, ku do të vijojë karrierën. Bëhet fjalë për klubin e Arabisë Saudite, Al Ittihad, të cilit Riberi do t’i bashkohet këtë verë për të vijuar karrierën.

Duhet theksuar se Riberi luan te Bajerni që prej 2007-ës, periudhë në të cilën ka fituar shumë tituj kampionë në Gjermani, por edhe Champions Leaguen, ndërkohë që në disa raste ka refuzuar oferta të ndryshme nga klubet europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?