Rikthehet “Abissnet Superiore”, ja duelet e kësaj fundjave
“Abissnet Superiore” do të rikthehet sërish pas pauzës 10 ditore të imponuar nga ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2024, ku Kombëtarja shqiptare u përball me Poloninë.
Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 28-të, teksa Departamenti i Garave ka përcaktuar edhe agjendën e plotë me ditët dhe oraret e takimeve. Më konkretisht, të pesta ndeshjet e kësaj jave të 28-të do të luhen të shtunën e 1 prillit dhe të dielën, më 2 prill.
Të shtunën, Kukësi do të luajë kundër Egnatias në stadiumin ‘Kukësi Arena’ në ora 15:00. Sakaq, në stadiumin ‘Niko Dovana’ do të zhvillohet ndeshja Teuta – Partizani, në ora 18:00, ndërsa në po të njëjtën orë, Vllaznia do të presë në stadiumin ‘Loro Boriçi’, Bylisin. Të dielën do të luhen edhe dy sfidat e tjera të javës së 28-të.
Laçi do të udhëtojë drejt Kamëz, ku do të përballet me Kastriotin në stadiumin e Kamzës, teksa ndeshja është planifikuar të luhet në ora 15:00. Ndërkaq, ndeshja e fundit e javës së 28-të është Tirana – Erzeni, që do të zhvillohet në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në ora 18:00.
Ndeshjet e javës së 28-të të kampionatit “Abissnet Superiore”
E shtunë, 1 prill 2023
Kukësi-Egnatia, ora 15:00, ‘Kukësi Arena’
Vllaznia-Bylis, ora 18:00, ‘Loro Boriçi’
Teuta – Partizani, ora 18:00, ‘Niko Dovana’
E diel, 2 prill 2023
Kastrioti-Laçi, ora 15:00, ‘Kamza stadium’
Tirana-Erzeni, ora 18:00, ‘Elbasan Arena’
KOHA JONË SONDAZH

