Rikthehet Liverpooli i frikshëm, Salah mund i vetëm Tottenhamin e Contes (VIDEO)
Liverpooli rikthehet në ditët e saj më të mira duke marrë një fitore të madhe ndaj Tottenhamit. Skuadra e Klopp fitoi 2-1 në super duelin e javës së 14-të të Premier League-s
Dy gola të Mohamed Salah vendosën duelin. Egjiptiani përfitoi në rastin e parë nga rreshtimi i gabuar i mbrojtjes, ndërsa më rastin e dytë e shfrytëzoi në maksimum “dhuratën” e Eric Dier.
Tottenhami goditi dy herë shtyllën me protagonist Perisicin, ndërsa goli i Harry Kane nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e tretë radhazi në Premier League për ekipin e drejtuar nga Antonio Conte.
KOHA JONË SONDAZH

