FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roben, zyrtarisht te Bajerni deri në 2018

Ajo mes Arjen Roben dhe Bayernit të Mynihut është një dashuri që do të vazhdojë të zgjasë.

Sulmuesi i skuadrës bavareze ka rinovuar zyrtarisht kontraten me drejtuesit e skuadrës për të vazhduar  aventurën  e tij me kampionët e gjermanisë edhe për një tjetër sezon.

Holandezi kishte një kontratë që skadonte në qershor të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e drejtuesve të klubit bavarez nuk ka pasur kurrë dyshime në lidhje me të ardhmen e Robben, i cili për shkak të disa dëmtimeve nuk ka arritur të japë maksimumin e tij por, pavarësisht kësaj është cilësuar gjithnjë si një element shumë i rëndësishëm për repartin e avancuar të Bayernit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontrata e re do ta mbajë të lidhur me skuadrën e Ancelottit deri në qershor të vitit 2018.

Vetë numri 10-të disa herë në media ka deklaruar se dëshira e tij është të qëndrojë në bavari, pasi aty ai ndihet si në shtëpinë e tij.

Tashmë 32-vjecari nuk i ngelet gjë tjetër vecse të impenjohet maksimalisht për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave sezonalë.

Arjen Roben me fanellën e Bayernit në total numëron 232 paraqitje nga ku ka shënuar 121 gola.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?