Roma ngec ndaj Sassuolos, Lecce befason Atalantën e Gasperinit (VIDEO)
Roma nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Sassuolos. Verdhekuqtë gjetën golin me anë të sulmuesit Tammy Abraham 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Sulmuesi anglez shënoi me kokë dhe u duk se të besuarit e trajnerit Jose Mourinho do të ktheheshin në shtëpi me tre pikët e plota.
Vendasit reaguan vetëm pesë minuta më vonë me anë të Pinamontit i cili ndëshkoi portierin Rui Patricio me një goditje të saktë brenda zonës. Minutat e mbetura nuk ishin të mjaftueshme për Romën që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1.
Lecce surprizoi Atalantën teksa i mposhti me rezultatin 2-1. Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë, brenda dy minutave, në të 27-tën dhe të 29-tën me anë të Baschirotto dhe Di Francesco.
Atalanta shkurtoi shifrat me anë të Duvan Zapata në minutën e 40-të, ndërkohë që edhe pse shumë kohë në dispozicion nuk arritën që të shënonin golin e barazimit.
KOHA JONË SONDAZH

