FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roma transferon yllin e Atalantës, mbërrin për të kryer vizitat mjekësore (VIDEO)

Brajan Kristante është zyrtarisht një futbollist i Romës. Mesfushori, i cili është aktivizuar te Atalanta në sezonin e fundit  ka gjetur gjuhën e përbashkët me verdhekuqtë, ndërkohë që ka shkuar menjëherë në Romë për të kryer vizitat mjekësore.

Mediat italiane shkruajnë se shifra e transferimit shkon në 25 milionë euro plus 5 nga bonuset. Vetë futbollisti do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Kristante së fundmi është kërkuar edhe nga Juventusi, por tratativat me klubin kryeqytetas ishin më të avancuara. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?