Ronaldo godet me top gazetarin, më pas bën një gjest të madh ndaj tij (VIDEO)
Real Madrid do të përballet me Liverpulin në ditën e sotme, për të diskutuar finalen e Champions League në këtë sezon. Vëmendja kryesore është e përqendruar te ylli madrilen Cristiano Ronaldo.
Futbollisti portugez është kthyer protagonist në stërvitje përpara finales, teksa duke provuar goditjet nga distanca, topi ka goditur një gazetar meksikan.
Ronaldo i ka kërkuar menjëherë falje për incidentin e ndodhur, ndërsa i ka thënë njërit prej pjesëtarëve të klubit madrilen, që t’i dorëzojë gazetarit meksikan fanellën që portugezi mbante veshur gjatë stërvitjes.

KOHA JONË SONDAZH

