FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo habit dhe doktorët, nuk do ta besoni çfarë thanë ata pas vizitave mjekësore

Kristiano Ronaldo po kalon momentin më të artë në këtë sezon. Goli i tij i mrekullueshëm kundër Juventusit, është treguesi më i qartë se në moshën 33 vjeç, ai është në një formë perfekte. Të dhënat fizike të regjistruara në stafin teknik të Real Madridit shpjegojnë se ai po kalon një rini të dytë. Sipas gazetarit Arança Rodriguez të “Deportes Cope”, të dhënat e tij janë mahnitëse.

Golashënuesi më i mirë i Real Madridit (445 gola në 430 ndeshje) ka një masë yndyrore 7%, kur një lojtar me norma normale e ka 10 deri 11%. Ai ka një masë muskulore 50% (zakonisht në procesverbal nuk kalohet asnjëherë 46%), si dhe një fuqi kërcimi të frikshëm, siç u pa dhe në Torino. Në fakt sipas specialistëve spanjoll, të dhënat e tij, përputhen me të dhënat biologjike të 23-vjeçari.

Ronaldo eliminoi PSG me dy gola dhe shënoi dhe dy gola ndaj Juventusit. Në 14 ndeshjet e fundit, ai ka shënuar 25 gola. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?